|
Jetojme ne nje bote ku realiteti te imponon te mos jesh vetvetja por dikushi. Te punosh edhe kur sta kerkojne, te hash e te pish edhe nese ske etje apo uri, te prodhosh servilizem sepse sinqeriteti ka humb vlera ne bursen njerezore, ku tradhtia dhe dyftyrsia dekorohen ne panelet e njerezores. Ku jo njerezorja del kampione ne cdo olimpiade, ndersa morali dhe virtytet (me miq & shkesi) mezi u lejohet te marrin pjese ne kte gare, ku fituesi e ka medaljen te varur qe ne vijen e startit. |
|
Dite zie. Dikush u transferua per ne boten tjeter, mbase per me mire. Njerezit gezojne dhe defrehen. Dikush lidhi jeten me dike, apo nje e mire u trokiti ne dere. Fukarallek i skajshem, uria gjemon, vellime listash borxhlinjesh, semundjet e fortifikuara kane fituar imunitet. |
 STOP... U lodhem nga fjalet boshe, nga portretet pa karakter dhe dinjitet, nga qenie e cilave mund t'i bashkangjitesh cdo lloj epiteti pervec, te ndershem. Luftoj me veten per te kuptuar nese vertet eshte aq e veshtire te zoterosh kete virtyt nga i cili me siguri do fitosh nder, respekt, mirenjohje, por qe mund te ndiqet edhe nga kercenime, shantaz… |
|
Z Dashi Levizja Progresiste eshte nje grupim Brenda PS-se qe synon pergatitjen e platformave konkurruese qe do te kene qellim final programin politik dhe ekonomik te socialisteve . Realisht pse lindi nevoja per kete levizje politike? Levizja Progresiste eshte nje grupim brenda PS dhe synimi kryesor i saj eshte pergatitja e platformave ekonomike, sociale dhe shoqerore per te dhene nje impakt te ri brenda dimensioneve te reja qe po zhvillohen me ritme te shpejta |
|
Ndryshimi eshte nje proces i panderprere. Kush jeton e punon me konceptin e ndryshimit te panderprere, punon per zhvillimin e ardhmerise te vete kombit. Politika e re eshte vetem ajo politike qe prek thelbin e ndryshimit me kahje pozitive nga e nesermja. Eshte ajo politike qe godet ne zemer te masave e me pas behet prone shpirterore e saj. Politika e re e ndryshimit prek te gjitha shtresat me ne nevoje qe te vetmen pasuri kane krahun e punes, apo forcen e mendjes. Kjo politike sensibilizon rinine e cila i ofron zhvillimit forcen, energjine, inteligjencen. |
|